Bota

Rrugëtimi nëpër Evropën e ndryshuar

Pika kufitare Rozvadov, 29 maj (NYT) – “A mundeni ju lutem”, tha një polic në kufirin çeko-gjerman, “të dilni nga vetura?”.

Ai dhe një koleg i tiji kontrolluan tërë automjetin, duke i pëshpëritur njëri-tjetrit sikur po e ndanin ndonjëfarë sekreti. Kur e përfundojnë punën pas 11 minutash, ata kishin shpërndarë gjithë gjërat në valixhe, çantat e shpinës dhe çantën mjekësore në ulëset e pasagjerëve.

“Tani isha i lirë që të hyja në Gjermani”, më thanë ata. Ishte ky vetëm një episod i butë e i pakëndshëm, por megjithëkëtë ilustrues – një përmbledhje e asaj se si jeta e çuditshme dhe çorientuese është bërë jeta në Evropë që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit. Tre muaj më parë, mund të kaloja nga Republika Çeke në Gjermani madje pa e vërejtur se ku saktësisht ishte kufiri, falë marrëveshjes që e lejonte lëvizjen e lirë midis shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian.

Tani, një pikë kontrolli është në anën çeke dhe një tjetër mu në brendi të Gjermanisë. Dhe fillimisht, as edhe një letër nga redaksia e “The New York Times”-it, as një notë diplomatike nga Ambasada britanike (pasi që jam shtetas britanik), as dokumenti gjerman i medias dhe as certifikata që konfirmon se nuk jam i prekur nga virusi nuk ishin të mjaftueshëm për t’i bindur gjermanët se kisha arsye të ligjshme për të udhëtuar kësaj rruge. Është pikërisht ai lloj i përjetimit të çuditshëm që jam përpjekur ta dokumentoj teksa ngisja nëpër Evropën e ngërthyer në procesin e zgjimit pas izolimit.

Surealja e normales në normalen sureale

I shoqëruar nga Laetitia Vancon, një fotoreportere e “Timesit”, ndodhem në mes të asaj që në fund do të dalë të jetë një udhëtim më se 5.000 kilometërsh përgjatë gjashtë vendeve në faza të ndryshme të daljes nga dremitja e shkaktuar prej virusit.

Gjatë ditëve të ardhshme, do t’i publikojmë të dhënat dhe fotografitë prej kësaj bote të ndryshuar – nisur prej një teatri ekscentrik në Pragë deri te një rresht distopik i gjatë para një banke ushqimi në Gjenevë, një prej qyteteve më të pasura në botë. Deri më tani, kjo ka qenë një nga përvojat më absurdisht privilegjuese, në një kohë kur shumë njerëz janë ende të ngujuar përbrenda lagjeve të tyre. Ka qenë po ashtu skajshmërisht e çuditshme – një udhëtim në të cilin momentet sureale duken normale dhe normaliteti duket sureal. Në Berlin, ditën e kaluam në një restorant të porsahapur, një gjë kjo që nuk do ta meritonte as të përmendej tre muaj më parë.

Mirëpo, tani duket e jashtëzakonshme. Ishte çuditës fakti që isha në vende të ndryshme dhe madje rajone të ndryshme brenda vendeve individuale, që hapen me shpejtësi të ndryshme dhe me përparësi të ndryshme. Ishte i papërshkrueshëm fakti se si vendet e ndryshme – madje edhe rajonet e ndryshme përbrenda vendeve individuale – hapen me shpejtësi të ndryshme dhe prioritete të tjera.