Rrugët të mbuluar me ujë dhe borë, policia bën këtë apel

Në ditët e para të pranverës është rikthyer bora në Kosovë. Pas reshjeve që po vazhdojnë, Policia e Kosovës ka dalë me apel për vozitësit që të kenë kujdes në trafik.

Policia kërkon nga shoferët të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, të mbajnë distancën mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë dhe borë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

KUJDES TË SHTUAR GJATË NGASJES NË RRUGË TË MBULUAR ME UJË DHE BORË!

Prishtinë, 24 mars 2024

Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë dhe borë. /Kosova.info/

Go to TOP