Kosova

Rrugët e Kosovës të pa qarkulluar, bora i zë në befasi

Bora e sotme duket se ka zënë në befasi qytetarët.

Shumë rrugë janë bllokuar nga bora e madhe, derisa ua ka vështirësuar qarkullimin veturave.

Grupi Koha ka siguruar disa fotografi në Gllarevë, rrugës për në Prishtinë, ku pjesëmarrësit në trafik thonë se nga akulli po hasin vështirësi në qarkullim, madje, ka rrëshqitje të veturave.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ende nuk është deklaruar rreth gjendjes së rrugëve nëpër Kosovë, derisa, në rrjete sociale qarkullojnë fotografi të rrugëve me borë.