Kombëtare

Rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë do të rindërtohet

Komuna e Prishtinës ka planifikuar rindërtimin e rrugës “Muharrem Fejza”.

Sipas kryetarit të komunës Shpend Ahmeti, kjo rrugë do të bëhet sipas planit rregullativ me gjerësi të plotë dhe trotuare.

Ahmeti tha se sot e ka nënshkruar kontratën për rindërtimin e kësaj rruge.

“Pas muajve të tërë në OSHP, sot e nënshkruam kontratën e rindërtimit të Rrugës Muharrem Fejza sipas Planit rregullativ me gjerësi të plotë dhe trotuare sipas standardeve. Kontrata është fituar nga kompania Rahovica në vlerë prej 701 mijë eurosh”.

I pari i Prishtinës theksoi se kjo rrugë sipas tij është më e rëndësishmja për të investuar.

“Nga të gjitha 2200 rrugë në Prishtinë, mendimi im personal është se nuk ka rrugë më të rëndësishme se kjo për tu investuar”.