‘Rrugët janë tonat’, aksioni protestues në prag të Ditës së Gruas

Nisma feministe “Marshojmë s’festojmë” sot ka realizuar një aksion protestues si pararendëse të marshit tashmë tradicionale të tyre për nder të Ditës së Gruas.

Në sheshin Xhorxh Bush në Prishtinë, iniciatoret e marshit kanë lënë të shkruar moton “Rrugët janë tonat”.

“Ngacmimi seksual në hapësirat publike është një nga shprehjet më të zakonshme të abuzimit ndaj grave, duke i penguar ato të punojnë, të shoqërohen, të shkollohen e të jetojnë të lira. Asnjë grua apo vajzë, pavarësisht se ku jeton, nuk duhet të ketë frikë të lëvizë lirshëm. Prandaj, sot ne dolëm në rrugë për të deklaruar se ‘rrugët janë tonat’. Edhe për të ecur edhe për të protestuar”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërkaq nesër si çdo 8 mars, marshi “Marshojmë s’festojmë” nëpër rrugët e kryeqytetit do të shënojë kërkesat e grave dhe vajzave në ditën e tyre. /Kosova.info/

Go to TOP