Life Style - Funny

Rrobat banjo në trend për 2020-tën

Rroba banjot e sezonit veror 2020

Kur bëhet fjalë për njohjen e tendencave të sezonit, qoftë për rroba apo aksesorë, sa më shumë informacion të keni, aq më mirë është. Për ata që planifikojnë të investojnë në rroba banjo të reja, ose ndoshta janë thjesht në kërkim, duke ditur stilet më të njohura të rrobave të banjës mund t’ju ndihmojë të kurseni ca para dhe të blini të duhurat për ju.

– Modeli me një anë (One-shoulder bikini top)

Një model i tillë mbetet modern dhe sensual. Nuk është i duhuri nëse shkoni në plazh vetëm për të marrë ngjyrë, por do dukeni bukur veshur me to. Printi leopard është i pranishëm në çdo sezon, por edhe me një dizajn tjetër, modeli mbetet përsëri i bukur.

Rroba banjot e sezonit veror 2020

– Mëngët me flutura (Ruffle sleeve)

Për një prekje femërore në rroba banjot tuaja, provoni modelin me flutura. Ky detaj i vogël, bën dhe rroba banjot me dizajnin më të thjeshtë, të duken yll.

Rroba banjot e sezonit veror 2020

– Model brazilian

Me siguri ky është modeli që keni parë më shpesh në Instagram, shoqëruar me rripa sa më të hollë. Nëse do të kthesh ca koka pas, janë zgjedhja e duhur.

Rroba banjot e sezonit veror 2020

– Me bel të lartë (High-waisted bikini bottom)

Ju krijojnë idenë e një beli të hollë dhe janë modeli më i rehatshëm i sezonit.

Rroba banjot e sezonit veror 2020

– Monokini (Truporet)

Ky është pikërisht një prej modeleve më të reja të truporeve. Duken si bikni të thjeshta, por bashkohen diku në një anë të barkut.

Rroba banjot e sezonit veror 2020

Sigurohuni të luani me ngjyrat dhe printet dhe zgjidhni modelin më të përshtatshëm për ju.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.