Bota

Rritje e rasteve me COVID-19, Italia mbyll kinematë, palestrat dhe pishinat

Italia do të mbyll kinematë, pishinat dhe palestrat nga e hëna, në një përpjekje për të frenuar rritjen e shpejtë të rasteve nga coronavirusi.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, baret dhe restorantet do të mbyllen në ora 18:00, përderisa dyqanet dhe shumica e bizneseve do të vazhdojnë të funksionojnë.

Ndërkohë, Spanja të dielën vendosi të shpall një “gjendje alarmi mbarëkombëtar”, që iu siguron rajoneve të vendit bazën për zbatimin e masave më të rrepta.

Të dyja vendet u goditën rëndë gjatë valës së parë të pandemisë në Evropë.

Rajoni i Kampanias i cili përmban qytetin e Napolit, ka kërkuar kufizime më të rrepta.

Ndryshe Italia gjatë ditës së djeshme regjistroi më shumë se 19 mijë raste të reja me coronavirus, ndërkohë numri i përgjithshëm i të prekurve u rrit në 504 mijë.