Bota

Rritje e numrit të të vdekurve nga koronavirusi në ShBA

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit ka tejkaluar 1.000 në Shtetet e Bashkuara.

Raste të konfirmuara me koronavirus janë 68.572.

Universiteti Johns Hopkins, njoftoi se vdekjet totale nga virusi COVID-19 në Shtetet e Bashkuara kanë arritur në 1.031.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve në ShBA është i treti më i lartë pas Kinës dhe Italisë.

Në nivel global, sipas këtyre të dhënave, ka pasur më shumë se 470,000 infeksione dhe 21 287 vdekje.

Ekspertët paralajmërojnë se numri aktual i të infektuarve në të gjithë botën është e pamundur të përcaktohet për shkak të mungesës së testimit dhe mendohet se është shumë më i lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.