Kosova

Rritja e çmimeve esenciale në vend e papërballueshme për konsumatorët

Kohën e fundit ka pasur rritje të çmimeve të produkteve në vend.

Kjo ka ngjallur reagim edhe nga Mbrojtësit e konsumatorëve dukë thënë se kjo rritje e çmimeve esenciale është e papërballueshme, ndonëse sipas tyre jemi në një kohë krize.

Në njoftimin e tyre në facebook thuhet se konsumatori nuk mund të duroj rritje të pa justifikuar të çmimeve.

Sipas tyre shteti duhet të ndërhyjë me politika lehtësuese si lirimin e akcizës së naftës, krijimin e Fondit të Konsumatorëve të Cenuar në fushën e energjisë elektrike, përgatitjen dhe lëshimin e kuponëve ushqimor për qytetarët në nevojë dhe monitorimin e shtuar të tregut.

“I bëjmë thirrje tregtarëve që të mos shfrytëzojnë situatën e tregjeve ndërkombëtare për abuzime në treg”, thuhet në postimin e tyre.

Shfaq më shumë