Bota

Rritet për më shumë se 260 numri i viktimave në Francë

Franca regjistroi të hënën edhe 263 viktima nga koronavirusi – krahasuar me 70 që u raportuan të dielën – bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.

Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i të vdekurve në këtë vend shkon në 26,643.

Ky është numri i pestë më i larti në botë, pas atij në SHBA, Britani, Itali dhe Spanjë.

Të hënën u raportua se 2,712 pacientë mbeten në kujdes intensiv në Francë, krahasuar me 2,776 që kanë qenë të dielën.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.