Bota

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në botë

Numri i të infektuarve me COVID-19 po shkon duke u rritur në botë.

Sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, numri i të infektuarve me COVID-19 në botë ka shkuar në 115 milion e 346 mijë e 863.

Deri tani kanë vdekur 2 milion e 561 mijë e 708 persona, ndërsa janë shëruar 91 milion e 165 mijë e 759 persona.

Amerika prinë e para me numrin më të madh të rasteve të infektuara me gjithsej 29 milion e 370 mijë e 705 raste, pastaj India me 11 milion e 139 mijë e 516 raste dhe Brazili me 10 milion e 647 mijë e 845 raste.

Vetëm në Kosovë numri total i rasteve pozitive me koronavirus kanë shkuar në 70 mijë e 185 raste nga 313 mijë e 132 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

 1 mijë e 616 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend, janë shëruar 270 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.333 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.236.