Kosova

Rritet numri i pacientëve me COVID-19 të shtrirë në spitale e QKUK

Me rritjen e numrit të rasteve të infektuara me COVID-19 është rritur edhe numri i pacientëve të hospitalizuar me këtë virus.

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme 106 persona janë të hospitalizuar.

Sipas SHSKUK’së, 52 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

3 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 63 janë me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë:

2 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

106 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

52 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

63 me oksigjeno-terapi

3 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 75 pacientë të shtrirë, 29 prej tyre Covid-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi

– Klinika Infektive, 34 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 41 pacientë

Në spitalet e përgjithshme, 31 pacientë, 23 prej tyre Covid-19 pozitivë, 10 me oksigjeno-terapi

– Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 9 pacientë

– Spitali i Pejës, 8 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 9 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 1 pacient