EKONOMI

Rritet kontrabanda më 2019-n, vlera e mallrave të kapura shkon në 10 mln euro

350 raste të kontrabandimit të mallrave serbe dhe boshnjake, ka identifikuar Dogana e Kosovës gjatë vitit 2019.

Sipas drejtorit të këtij institucioni, Bahri Berisha, vlera e këtyre mallrave kontrabandë është rreth 10 milionë euro, raporton KTV.

Berisha thotë se çdo ndryshim i politikave fiskale dhe vendosja e taksave të ndryshme ndikon në aktivizimin e grupeve kriminale.

Por, shton se janë të mobilizuar që të ulin sa më shumë këtë dukuri, pasi që siç thotë, asnjëherë dhe në asnjë vend, kontrabanda nuk mund të ndalet 100 për qind.

Dogana e Kosovës ka arritur që gjatë këtij viti, të mbledhë 1.2 miliard euro të hyra, apo rreth 4 për qind më shumë se në vitin 2018.

Derisa, pas vendosjes së tarifës prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës, vlera e mallrave të importuara nga këto dy shtete, ka shënuar rënie drastike.