EKONOMI

Rritet besimi i qytetarëve ndaj ATK-së

Rritet bashkëpunimi mes qytetarëve dhe Administratës Tatimore të Kosovës, duke raportuar parregullsitë tatimore, evazionin fiskal, rastet korruptive, si dhe dukurit tjera negative që ndërlidhen me sistemin tatimor në Kosovë.

ATK në mënyrë që të jetë më e suksesshme në luftimin e këtyre dukurive, ka të instaluar linjën pa pagesë 0800 80 800, si dhe kutit e vërejtjeve të cilat janë të vendosura në të gjitha zyrat regjionale të ATK-së, përmes së cilës qytetarët mund të lajmërojnë për çdo parregullsi tatimore.

Qytetarët në vazhdimësi janë duke reflektuar besim ndaj ATK-së, duke bashkëpunuar në mënyrë që të kapen rastet të cilat krijojnë shmangie tatimore, korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës nga ana e zyrtarëve të ATK-së.

Nga viti 2011 deri në fund të vitit 2017 janë trajtuar 4,660 informata të qytetarëve  për parregullsi tatimore, janë shqiptuar 2055 gjoba në vlere prej 838,426 euro dhe është nxjerre qarkullim shtesë në vlerë prej 1,308,365.04 euro.

Sigurisht, një bashkëpunim si ky ka dhënë efektet e tij edhe në rritjen e të hyrave, rritjen e numrit të bizneseve të fiskalizuara, hetimin e disa bizneseve të cilat dyshohen për shmangie tatimore, monitorimin më efikas të veprimtarive të lojërave të fatit, ku ka pasur mbyllje të shumë subjekteve të lojërave të fatit etj.

Administrata Tatimore e Kosovës mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit. Për këtë qëllim ftojmë qytetarët që të gjitha informatat e korrupsionit dhe evazionin fiskal në lidhje me ATK-në, t’i raportojnë në linjën pa pagesë 0800-80-800, e cila menaxhohet nga Divizioni i Standardeve Profesionale (burimi i informatave çdoherë do të jetë konfidencial) ashtu që së bashku të ndërtojmë institucionet tona.

Njëherit, falënderojmë të gjithë qytetaret për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme!

Në tabelat më poshtë mund të gjeni statistikat e raportimeve nga ana e qytetarëve:

      Linja online

Viti Nr. Rasteve Nr. aktivitet Gjoba Shuma e Gjobave Qarkullim shtes
2011 29 25 5 2625  
2012 47 40 22 8875  
2013 262 254 127 46877 180951
2014 277 199 111 30250 108689
2015 317 229 134 33275 37209
2016 320 296 180 66615 30326
2017 387 264 159 155368 662653
Totali              1,639.00            1,307.00       738.00          343,885.00             1,019,828.00
Kutia e vërejtjeve
Viti Nr. Rasteve Nr. aktivitet Gjoba Shuma e Gjobave Qarkullim shtes
2011 435 434 86 37350  
2012 647 646 235 100375  
2013 443 285 238 80031 210049.54
2014 424 526 189 59625 57236
2015 337 216 168 60850 46.5
2016 450 413 212 87335 0
2017 285 252 189 68975 21205
Totali              3,021.00            2,772.00   1,317.00          494,541.00                 288,537.04
 

 

Totali  nga linja online dhe kutit e vërejtjeve

Viti Nr. Rasteve Nr. aktivitet Gjoba Shuma e Gjobave Qarkullim shtes
2011 464 459 91 39975 0
2012 694 686 257 109250 0
2013 705 539 365 126908 391000.54
2014 701 725 300 89875 165925
2015 654 445 302 94125