Kosova

Rrihet rëndë nga tre të tjerë një person në Rahovec

Një person ka marr lëndime të rënda trupore pasi është sulmuar nga tre persona të tjerë të panjohur.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 09:30 në fshatin Radpste, në Rahovec.

Siç raportohet, sipas raportit mjekësor viktima nga sulmi ka pësuar frakturë në këmbë dhe pas tretmanit mjekësor i njëjti nuk ka pranuar të qëndroj për tretman të mëtutjeshëm në spital. “Raportohet se në spitalin rajonal në Gjakove është viktima mashkull  kosovar pasi që të njëjtin e kanë sulmuar tre persona meshkuj me kapela dhe maska anti Covid 19 deri më tani të pa njohur. Sipas raportit mjekësor viktima nga sulmi ka pësuar frakturë në këmbë dhe pas tretmanit mjekësor i njëjti nuk ka pranuar të qëndroj për tretman të mëtutjeshëm në spital. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.