Kosova

Rrihet një femër nga tri femra të tjera në Rrugën B

Policia e Kosovës ka njoftuar se një lëndim trupor ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, shkruan Kosova.info.

Viktima femër K-Shqiptare ka njoftuar se për shkaqe të panjohura e kanë sulmuar tri femra të panjohura.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me datën 07.10.2019 njësitë e hetuesisë kanë identifikuar dhe kanë arrestuar tri femra të dyshuara K-Shqiptare.

Me vendim të prokurorit të dyshuarat pas intervistimit dërgohen në mbajtje.