Kosova

RrGK bën nderime te varri i Nexhmije Pagarushës për 17 shkurt (Foto)

Anëtaret e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) sot më 17 shkurt me rastin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, bënë homazhe te varri i ikonës kosovare Nexhmije Pagarusha (1933-2020), përcjell Kosova.info

Në shenjë nderimi dhe respekti për jetën dhe veprën e Pagarushës, si një grua e fuqishme, anëtaret e RrGK-së vendosën lule te varri i saj në fshatin Pagarushë.

Kujtojmë se në vitin 2015 RrGK për Pagarushën ndau mirënjohje për “Guximin dhe veprat të cilat kanë motivuar dhe fuqizuar vajzat dhe gratë në Kosovë”. Vepra e saj mbetet frymëzuese sot e përgjithmonë.