Rajoni

Rrëzohet një helikopter ushtarak në Kroaci, ekuipazhi në kërkim

Mediat kroate njoftojnë se dy anije shpëtimi dhe ekipe tjera janë dërguar drejt vendit të ngjarjes, por ende s’ka informacione nëse ka të vdekur, njofton televizioni kroat HRT.

“Ju njoftojmë se  policia është njoftuar se ndërmjet Zablac dhe Zlarin ka rënë në det një helikopter. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes janë dërguar dy anije” ka njoftuar policia e Shibenikut duke bërë me dije se janë mobilizuar edhe ekipe tjera.

 Ministria e Mbrojtjes ndërkaq ka bërë me dije se bëhet fjalë për helikopter ushtarak Kiowa Warrior.

“ Janë marrë të gjitha masat me qëllim të gjetjes dhe shpëtimit të ekuipazhit. Me kohë ta njoftomë opinionin publik për të gjitha detajet” ka njoftuar ministria kroate e mbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.