Bota

Rrëzimi i aeroplanit në Karachi të Pakistanit/ Rrëfen tmerret një nga të mbijetuarit

Një nga dy të mbijetuarit e rrëzimit të aeroplanit në Karachi të Pakistanit, ka thënë se krejt çka mundi të shihte ishte zjarri.

Aeroplani me 99 njerëz në bord u rrëzua në një zonë të banuar në periferi të Karachit. Autoritetet kanë konfirmuar vdekjen e 97-të prej tyre, transmeton KOHA.

Shkaqet e rrëzimit ende nuk dihen, por i mbijetuari Mohammed Zubair, ka deklaruar se aeroplani deri në momentet e fundit po fluturonte pa asnjë problem.

“Çdo gjë ishte në rregull deri në përplasje. Pastaj kam humbur ndjenjat dhe dëgjoja britma të njerëzve”, ka thënë ai. Rrëzimi i aeroplanit ndodhi të premten, pak ditë pasi shteti lejoi fluturimet si pjesë të planit për lirimin e masave të izolimit nga koronavirusi.