SHËNDETËSIA

Rreziku që vjen nga përdorimi i përditshëm i dëgjueseve

Dëgjueset e telefonave mobil sot përdoren pothuajse nga të gjitha gjeneratat, nga shkolla fillore, te studentët dhe tek më të moshuarit.

Sa më shumë që ato janë argëtuese, po aq të kujdesshëm duhet të tregohemi me përdorimin e tyre.

Disa studime tregojnë se ata që përdorin kufje në vesh kanë 40% më shumë baktere sesa njerëzit që nuk i përdorin.

Otorinolaringologët konsiderojnë se çdo tingull që nuk është natyral dhe që nuk vjen nga një mjedisi i jashtëm, mund të dëmtojë seriozisht jo vetëm dëgjimin tuaj, por gjithashtu të shkaktojnë dhimbje koke të rënda, si migrena ose dhimbje të ngjashme periodike në kokë.

Përveç kësaj, kufjet që përdoren çdo ditë janë mënyra më e lehtë për të ruajtur mijëra mikrobe, për shkak të kushteve të këqija higjienike në të cilat ato zakonisht ruhen, duke gjetur rrugë drejt mukozës suaj, dhe shpesh edhe në tru, duke shkaktuar pasoja serioze dhe ndonjëherë fatale.

Otorinolaringologët paralajmërojnë po ashtu se dëgjimi me zë të lartë shkakton dëme të pariparueshme, dhe këshillojnë se nëse nuk mund të rrini pa dëgjuese, ulni të paktën volumin e zërit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.