Bota

Rrezatim i lartë pas shpërthimit në Rusi, banorët në panik për një Çernobil të dytë

Niveli i rrezatimit në Rusi që nga shpërthimi i një jave më parë në një objekt në qytetin Severodvinsk ku jetojnë 180 mijë njerëz, është 16 herë më i lartë se normat e lejuara, transmeton VizionPlus raportimet.

Njoftimi i Agjencisë së Monitorimit dëshmon se nga provat në poligonin e Nyonoksa, pati jo vetëm rrjedhje të karburantit që përdoret për raketa bërthamore, por edhe të materialit radioaktiv.

Sipas ekspertëve, rrezatimi megjithatë është nën nivelin e dëmshëm e nuk do të shkaktoje komplikacione serioze tek banorët e qytetit. Por shpërthimi ka sjelle panik tek banorët në qytetet Arkhangelsk dhe Severodvinsk që nxituan te marrin masat për të kufizuar efektet e rrezatimit.

Mediat raportuan për evakuime masive, por disa orë më vonë zyrtarë rus e mohuan një gjë të tillë.

Shpërthimi i një jave më parë që u mori jetën 5 shkencëtarëve të armëve kimike, megjithatë ende nuk është zbardhur plotësisht.

Të martën, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nuk pranoi të jepte detaje rreth testimit qe po zhvillohej ndërsa u tha gazetarëve se ngjarja ishte “aksidentale”.

Sipas mediave amerikane të cilat citojnë ekspertë bërthamorë në SHBA, dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me shpërthimin e një rakete “Kruz”.

Ata bazohen tek një deklaratë të presidentit rus Vladimir Putin vitin e kaluar i cili foli për projektin e ndërtimit te një raketë të quajtur “Burevestnik”.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published.