Kombëtare

Rreth 700 objekte të dezinfektuara në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se deri më tani ka dezinfektuar rreth 700 objekte, duke përfshirë institucione e banesa kolektive, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit të ri.

Miranda Mullafazliu, zëdhënëse në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka dhënë këtë deklaratë për Radion Evropa e Lirë:

‘’Fillimisht janë dezinfektuar të gjitha hapësirat e punës, objektet dhe veturat e administratës të Komunës së Prishtinës. Është bërë dezinfektimi i të gjitha institucioneve edukativo-arsimore, pra çerdhet dhe shkollat, institucionet shëndetësore dhe veturat e autoambulancat, institucionet kulturore, qendrat për të moshuar, hyrjet e banesave kolektive, duke përfshirë edhe banesat kolektive për rastet sociale në Hajvali dhe Fushën e Pajtimit, rreth 700 në total’’.

Aktualisht në Kosovë është raportuar për 71 persona të prekur me koronavirusin e ri, ndërkohë që një person ka vdekur nga kjo sëmundje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.