Kombëtare

Rreth 2 mijë familje ende të strehuar në hotele, 60 bëjnë kërkesë që të nisin vetë restaurimin e banesave

400 familje të tjera janë larguar pasi banesat e tyre nuk kishin dëmtime serioze. Ndërkohë janë 60 familje që kanë bërë kërkesë për të nisur vetë riparimet në banesat e tyre që u shembën nga tërmeti.

Rreth 2 mijë familje  në qytetin e Durrësit gjenden ende në hotelet ku u akomoduan fillimisht, pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit që mori disa jetë njerëzish dhe shkatërroi banesat e mijërave qytetarëve. Ndërkohë 400 familje të tjera janë larguar pasi banesat e tyre nuk kishin dëmtime serioze. Gazetari i Reprot Tv, Artur Korriku bën me dije se janë 60 familje që kanë bërë kërkesë për të nisur vetë riparimet në banesat e tyre që u shembën nga tërmeti .

Ndërkohë një problematikë e madhe vijon të mbetet gjetja e shtëpive me qira për familjet që janë të strehuara në hotele. Studentët  që gjendjen në Durrës i kanë zënë pothuajse të gjitha banesat me qira dhe kjo e bën të pamundur gjetjen e apartamenteve të tjera për banorët e prekur nga tërmeti.

Për sa i përket bonusit të qirasë çdo ditë familjet dorëzojnë dokumentet për të përfituar por megjithatë pagesa që jepet është e pamjaftueshme për të përballuar qiranë  me vlerë tregu.  Ende nuk ka vendim që këto familje të strehuara në hotele të lirojnë ambientet por duke afruar vera kjo do të jetë e pashmangshme për shkak të sezonit turistik, ku Durrësi do të presë mijëra turistë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.