Kosova

Rreshtohet Donika Kadaj-Bujupi: Jam me arushën

Rasti i ariut të Prizrenit ka marrë hov të madh ditëve të fundit në opinionin publik. Gjatë ditës së djeshme, Drejtorati Qendror i Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti përmes një vendimi dha urdhrin që kjo kafshë e rrallë të vritet, pasi gjendet në arrati dhe konsiderohet ‘inidivid’ i rrezikshëm

Megjithatë, vendimi u konsiderua shumë skandaloz, jo vetëm nga qëllimi por edhe nga përmbajtja. Pati reagime të shumta gjithandej, duke bërë apel që ariu, si pasuri kombëtare të mos vritet.


Edhe deputetja e AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi është bërë me ariun. Ajo në Facebook ka publikuar një fotografi ku shkruan:

‘Unë jam me arushën’.

Në vendimin të marrë nga Drejtoriati Qendror i Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti, shkruhet se ariu i cili është parë në Prizren, shpallet “Kafshë përkohësisht dëmtuese duke u lejuar vrasja e saj/tij.

Ky vendim i është dërguar Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Komunës së Prizrenit, duke i dhënë asaj autorizimin për vrasjen e kafshës së “egër dëmtuese” e cila sipas tyre afrohet në afërsi të vendbanimeve.

Ky vendim është marrë pas konsultimit me fshatarët e fshatit Pouskë të Prizrenit, e që sipas Kryetarit të fshatit, Usen Arifi, arinjtë kanë sulmuar fshatin që nga viti i kaluar, ndërsa sulmet janë intensifikuar gjatë muajve Mars-Prill të vitit 2019

Edhe instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) ka apeluar që të mos vritet Ariu i Murrmë i Prizrenit.

“Ruani kafshët!
Ruani ariun!
Ruani natyrën!
Ruani mjedisin ku jetoni!.