Kombëtare

Rrëmbyen një person, arrestohet i dyshuari nga Peja, tjetri në arrati

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i rrëmbimit ka ndodhur me datë 7 qershor të këtij viti, shkruan Kosova.info.

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti në bashkëpunim me të dyshuarin tjetër i cili gjendet në arrati, ku më 7 qershor me forcë e kishin tërhequr një person ( identiteti i të cilit ende nuk dihet ) dhe duke e futur në veturën e tyre ishin larguar në drejtim të panjohur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.