Kronika e zezë

Rrëmbime dhe djegie kufomash/ Gazetari: Klevis Lleshi i zhdukur që nga gushti, si filluan ekzekutimet në vitin 2012

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në Abc News hedh dritë mbi rrëmbimet pa gjurmë që po ndodhin në Burrel që rrjedhin nga një histori kriminale e nisur në Londër dhe që deri tani ka lënë 2 të vdekur dhe 2 të zhdukur.

Në datë 5 gusht u zhduk Klevis Lleshi 21-vjeç.

Sipas informacioneve ai sapo ka dalë nga shtëpia për kafe, e morën duke e rrëmbyer dhe u zhduk.

Hoxha thotë se zanafilla nisi në vitin 2012, kur Arben Lleshi, djali i xhaxhait të Klevisit ka vrarë në Londër Agim Hoxhën ndërsa shton se ky lloj krimi është nga rastet më të vështira për tu hetuar nga institucionet e zbatimit të ligjit.

“Është një nga rastet më të vështira për tu hetuar nga institucionet e zbatimit të ligjit pasi nuk ka kufomë dhe këtu qëndron dhe vështirësia. Ashtu si dhe në ngjarjen e rrëmbimit të Jan Prengës, që edhe pse u filmua nuk kemi kufomë dhe hetimet presin me sa duket të plotësojnë afatet. E njëtja po ndodh edhe me ngjarjen e 6 gushtit kur u denoncua mosardhja në banesë e Klevis Lleshit.

Ka disa elemente të tjera, që vërtetojnë se Lleshi është rrëmbyer gjatë kohës kur ka qenë i shpallur në kërkim. 10 ditë pas rrëmbimit të tij policia ka bërë një reagim në të cilin thoshte se ai mund të ishte larguar vetë nga shtëpia, por nga të gjithë rrethanat rezulton se Lleshi është rrëmbyer.

Ngjarja ka ngjashmëri me zhdukjen e djalit të xhaxhait të tij i zhdukur në 15 maj të 2016, Artan Lleshit.

Artan Lleshi jetonte në Kamëz dhe ka dalë për të pirë kafe me një shokun e vet, ka hipur me të në makinë dhe që prej atij momenti nuk është parë më e nuk ka as kufomë për të.

Rastet e Burrelit janë shumë shqetësuese nisur nga ato që kemi ndjekur në Vlorë.

Janë 16 të rrëmbyer atje që nuk ja u kemi kthyer dot kufomat por të paktën kemi ndaluar që të vazhdojnë rrëmbimet sepse publikimi i rasteve ka frenuar disi këtë mënyrë krimi.

Uroj që edhe në Burrel të bëhet e njëjta gjë. Zanafilla e gjithë këtyre ngjarjeve është një vrasje e ndodhur në 10 prill të 2012 në Angli.

Agim Lleshi, emigrant në Angli, dyshohet të jetë vrarë në banesë, pastaj trupi i tij është transportuar në një makinë mercedez-benz dhe i është vënë flaka. Kamerat e shtetit anglez kanë fiksuar dhe regjistruar gjithë ngjarjen.

Scotland Yard ka zbuluar se këtë vrasje e ka bërë Arben Lleshi dhe bashkë me të është arrestuar edhe vëllai i tij Afrim Lleshi.

Arbeni është dënuar me 32 vjet për këtë ngjarje ndërsa Afrimi është liruar pasi nuk është gjetur si i përfshirë”.

Gazetari Hoxha duke shpjeguar gjithë kronologjinë e ngjarjeve që pasuan pas vitit 2016, tha se Klevis Lleshi është parë si  një rrezik ndoshta për palën kundërshtare dhe dyshohet se është zgjedhur e njëjta rrugë si ajo e Artan Lleshit.

“ Klevis Lleshi është rritur në një situatë të tillë. Kur kundërshtarët e kanë parë si rrezik, kanë gjetur këtë zgjidhje. Në momentin e parë e kanë gjetur nga banesa dhe kanë zhdukur. Klevisi kur i kanë vrarë babain ka qenë 13 vjeç e më pas i kanë vrarë edhe xhaxhain. Mosreagimi i agjensive tona të zbatimit të ligjit nuk kanë reaguar për këto raste, do doja që të mos kujtoheshin kur të jenë bërë 10 të vrarë”, tha Hoxha.

Hoxha më tej shtoi se mosreagimi i agjencive tona ka sjellë këtë situatë, ku kemi 5 të vrarë.

“Familja e Xhavit Lleshit nuk ka më meshkuj, i vetmi është në burg dhe një që nuk dihet ku është. Nëse ne do të lëmë që ata ta bëjnë vetë drejtësinë nuk dihet si do shkojë.

Nuk mundët që nëna të shkoje në polici dhe t’i thonë që mund të ketë ikur pa leje, nuk mund të humbë në 2020 të avullojë djali i asaj nëne. Ndaj këmbëngul që kjo është një ngjarje shumë e rënda. Kur në Burrel zhduket një 21-vjeçar në mes të qytetit, çfarë mund të pritet.

Nga dje deri sot, kemi dy seriale….po ashtu edhe atentati në Shëngjin.

Dy atentatorët me motorët që e kanë ndjekur objektivin, janë qitës dhe kanë kaluar 3 postblloqe policie, janë akoma në rrugë dhe rrezik për jetën e qytetarëve. Këto janë ngjarje që e tronditin besimin e opinionit publik dhe e bëjnë të pamundur hetimin dhe zbulimin e këtyre ngjarjeve”, tha gazetari.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483