
Trotuari që ishte “valë-valë” në lagjen “Rruga B” në Prishtinë, është rregulluar.
Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka shkruar se për rregullimin e trotuarit duke thënë se ka qenë një punë e vogël por e rëndësishme.
“Ky trotuar valë-valë në rrugën B u rrafshua. Punë të vogla por të rëndësishme”, ka shkruar Ahmeti.

add a comment