SPORT

Rrëfimi mbresëlënës për Kobe Bryant, nga një sensacion në shkollën e mesme – në një ikonë të NBA

Kobe Bryant që ndërroi jetë në moshën 41-vjeçare në një aksident me helikopter të dielën e javës që shkoi, ishte njëri ndër më të mirët në basketboll dhe një inspirim për gjenerata të shumta përreth botës.

Pesë herë fituesi i NBA dhe dy herë medalisit i Lojërave Olimpike ndërroi jetë së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna, pasi helikopteri privat me të cilin po udhëtonin ishte përplasur në bjeshkët e Los Angelesit.

Bryant që kaloi 20 vite karrierë profesionale duke luajtur për Los Angeles Lakers, ishte në mesin e nëntë personave që ndërruan jetë në Calabasas të Kalifornisë.

Lakers e transferuan atë kur ishte vetëm 17-vjeçar dhe prindërit e tij ishin të detyruar që të shkonin me të për ta nënshkruar kontratën.

Pasi nënshkroi kontratën si 17-vjeçar, ai arriti të bëhej një yll në NBA, për ta mbyllur më pas një karrierë mjaftë të pasur.

Së bashku me Shaquille O’Neal, Bryant u ndihmoi Lakers që të fitojnë tre herë radhazi titullin e NBA në mes të viteve 2000/2002. Një rekord që nuk ka arritur ende askush ta bëjë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483