Kuriozitet

Rrëfimi i vajzës që “nuhatë” vdekjen, sa herë që ndjen aromën e ëmbël dikush vdes

Një vajzë nga Australia pretendon se mund ta “nuhasë” vdekjen te njerëzit, por ajo pranon se kjo “dhunti” nuk po i ndihmon aspak, pasi që njerëzit që po i pret vdekja nuk po mund t’i shpëtojë.

Ari Kala, 24-vjeçe, ka punuar si avokate në një kompani, por këtë vit ka vendosur të japë dorëheqje dhe të bëhet parashikuese profesioniste. Ajo sot i mëson femrat tjera të përdorin aftësitë e tyre të parashikimit, transmeton Telegrafi.

Kala pretendon se ka zbuluar “shqisën e gjashtë” qysh kur ishte fëmijë. Si 12-vjeçare kishte “nuhatur” vdekjen e dajës së saj që ishte shumë i sëmurë.

“Një ditë para se të vdiste, nuhata një aromë të ëmbël në shtëpinë e tij. Mendova se bëhet fjalë për ndonjë aromë nga ushqimi, por më vonë e kuptova që është aroma e vdekjes. Prej atëherë kam ndjerë aroma të ngjashme tek shumë njerëz, që ishin në fazën finale të sëmundjes e në veçanti tek ata që ishin të vjetër”, ka deklaruar ajo.

Kala beson se kjo lloj dhuntie nganjëherë i duket si një lloj mallkimi.

“Shumë herë kam dashur t’ju tregojë njerëzve atë që ndjeja, por më vonë e kuptova se nuk është obligim i imi. Kjo dhunti nuk më hyn në punë, pasi askujt deri më tani nuk kam mundur t’i ndihmojë. Paramendojeni duke kaluar para një të huaji dhe t’i them që së shpejti do të vdesë, e ai të mos di asgjë… do të ishte katastrofë. Nuk është punë e imja të përzihem në punët e fatit”, ka shtuar Kala.

Ajo beson se çdo njeri ka aftësi të parashikimit, por se këtë gjë nuk e kanë zbuluar ende pasi nuk besojnë në fuqi të mbinatyrshme.

Kala si fëmijë ka mundur t’ua lexojë mendjen njerëzve, kurse gjithmonë ka ëndërruar për gjërat që sipas saj në fund i janë realizuar.

“Njerëzve përreth meje kjo nuk u ka pëlqyer. Kështu që puna ime nga ora 9 deri në 17 nuk mi përmbushte apetitet. Si rezultat i këtij vendimi humba shumë miq dhe familjarë, por tani e kam kuptuar që nuk ishte vendim i mirë”, ka shtuar për fund Kala.

Megjithatë, ajo është pajtuar me fatin dhe nuk e ofendojnë komentet e tjerëve që i bëjnë në llogarinë e saj në internet.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.