Rrëfimi i ish-ushtares që iu bashkua UÇK-së në moshën 18-vjeçare

Ish-ushtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mervete Hasani ka rrëfyer momentet e shërbimit si infermiere gjatë luftës në Kosovë.

Hasani, e cila si 18-vjeçare kishte shërbyer në Zonën e Pashtrikut, bëri të ditur se ndonëse kishte komente të ndryshme nga familjarët, dëshira e zjarrtë për të ndihmuar UÇK-në e ka bërë të mos e dëgjojë askënd.

“Pak mosha e re, por vullneti, dëshira e zjarrtë për UÇK nuk e kam dëgjuar kurrëkënd. Kam qenë pjesë edhe më herët, edhe pse nuk e kam ditur që janë UÇK atëherë, se jam kanë shumë e re, në shkollë fillore, i kam ndihmuar shumë kur kanë marrë aksione, edhe për me i zhduk gjurmët, kam zhdukur gjurmë, nëse diku është kryer një aksion…nëse nuk kam ditë mirë me i pastru rrobat, po i kam fut në ujë, nëse ka ardh një kontrollë, se ne jemi rrethuar shpesh prej serbëve”, deklaroi ajo.

Tutje, ajo tregoi edhe rastin e parë i cili i kishte mbetur në mendje gjatë asaj periudhe.

“Rasti që ka qenë hera e parë dhe që më ka prek shumë u kanë rasti me 25 qershor, ofensiva e parë në Carralevë, dëshmori i parë, Ruzhdi Salihu edhe shumë të plagosur të tjerë, por edhe të vdekur, edhe civilë, edhe ushtarë”, u shpreh ish-ushtarja e UÇK-së.

Hasani tani punon si kryeinfermiere në komunën e Shtimes.

Go to TOP