Love & Sex

Rrëfimi 29-vjeçarit që i befasoi të gjithë: Ajo bën seks me mua, por dëshira që më tregoi më habiti dhe frikësoi

Një djalë 29-vjeçar prej disa muajsh është në lidhje me një grua 47- vjeçare. Ata u njohën në punë dhe shumë shpejt nisën të kenë një raport më intim, deri sa ajo u divorcua nga bashkëshorti dhe nisi të jetojë me të. Por tani ajo ka shprehur një dëshirë, që djalin e ka lënë të pezmatuar.

Ja çfarë i shkruan ai psikologes së “The Sun”.

Letra e djalit

“Prej afro një viti jam në lidhje me një grua 47-vjeçare dhe jam shumë i dashuruar me të. Ne kemi një lidhje shumë të bukur dhe seksi mes nesh është fantastik.

Jemi njohur në punë dhe në fare pak kohë nisëm të flinim bashkë. Kohë pas kohë filluam të dashuroheshim me njëri-tjetrin, por ajo ishte ende e martuar dhe kishte një djalë 17-vjeç.

Pas disa diskutimesh, vendosi që t’i tregonte të shoqit se është me mua dhe më pas ata u ndanë. Por e keqja në këtë mes ishte se djali e mori inat dhe nuk i flet, e kjo gjë e ka lënduar shumë. Para pak ditësh ajo më tha se edhe pse më do, ka menduar të kthehet sërish te bashkëshorti… por unë nuk e dua këtë gjë dhe nuk di çfarë të bëj që ta mbajë afër meje”.

Përgjigjja e psikologes

“Mosha juaj është një diferencë e dukshme, por nëse për ju nuk është problem atëherë çdo gjë është në rregull. Ndërkohë, sa i takon largimit të saj, duket të flasësh dhe ta bindësh se lidhja juaj mund të funksionojë pasi duheni. Me kohën ajo mund të rifitojë sërish të birin, e kështu çdo gjë do të shkojë mirë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.