SPORT

Rrëfehet Lukaku: Po jetoj në vendin më të prekur nga koronavirusi, ja situata këtu!

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku ka treguar momentin e vështirë që po kalon në Milano, një nga zonat më të prekura nga koronavirusi në Itali dhe në botë.

Në një intervistë për sajtin amerikan “Bleacher Report”, belgu thotë se situata në qytetin ku jeton është alarmante pasi gjith kohës dëgjon sirena ambulance.

“Nuk është se kam frikë, por është njësoj si të jetosh në një flluskë. Përpiqesh të kuptosh se çfarë po ndodh, por në të njëjtën kohë e di që jeton në vendin më të prekur nga koronavirusi. Në qytet dëgjon gjithandej vetëm sirena ambulance. Duket situatë e jashtëzakonshme”, deklaroi sulmuesi belg.

Kohët e fundit në Itali ka pasur debate të shumta në lidhje me datën e rifillimit të stërvitjes, teksa klubet e zonës qendrore dhe jugore kanë kërkuar të nisin menjëherë përgatitjet, por kanë hasur në kundërshtinë e klubeve të tjera dhe Ligës së Serisë A.

“Normalisht që askush nuk është i kënaqur me ndaljen e futbollit, por duhet të mendojmë për shëndetin e njerëzve. Mendoj se nuk mund të fillojmë përgatitjet, pa pasur më parë siguri, sepse nuk mund të rrezikohet jeta as e ndonjë futbollisti dhe as e ndonjë qytetari tjetër. Nuk ka arsye pse të luajmë, nëse nuk ka siguri”, deklaroi Lukaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.