Pas tragjedisë në Indonezi, reagon presidenti i FIFA-s

Presidenti i shtëpisë më të madhe në futbolli, FIFA, Gianni Infantino ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Indonezi.
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në botën e futbollit.

Në një ndeshje në mes Arema dhe Perebay Surabay kanë humbur jetën më shumë se 174 persona, kurse 180 të tjerë janë lënduar.

Krejt kjo ka ndodhur pasi skuadra e Aremas pësoi disfatë 3:2, dhe më pas tifozët u futën në fushë.

E, lidhur me këtë ngjarje tragjike ka reaguar edhe presidenti i FIFA-s, Infantino, duke thënë se është një ditë e zezë për futbollin dhe ka shprehur ngushëllime për familjet e personave që humbën jetë.

“Bota e futbollit është tronditur nga incidentet tragjike të ndodhura në Indonezi në fund të ndeshjes mes Arema FC dhe Persebaya Surabaya në stadiumin Kanjuruhan. Është një ditë e zezë për të gjithë të përfshirë në futboll dhe një tragjedi e pakuptueshme. I shpreh ngushëllimet më të thella familjeve dhe miqve të viktimave që humbën jetën pas këtij incidenti tragjik. Së bashku me FIFA-n dhe komunitetin botëror të futbollit, të gjitha mendimet dhe lutjet tona shkojnë për viktimat, të lënduarit, së bashku me popullin e Republikës së Indonezisë, Konfederatën e Futbollit Aziatik, Shoqatën e Futbollit Indonezian dhe Ligën e Futbollit Indonezian. të Indonezisë, në këtë kohë të vështirë”, u shpreh ai.

Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar edhe shumë klube të mëdha evropiane.

Go to TOP