Kronika e zezë

Rrahje mes pesë personave në Prishtinë, tre prej tyre marrin tretman mjekësor

Pesë persona janë rahur mes veti në Prishtinë, pasditen e djeshme.

Kjo është e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë 17.06.2021-14:30. Më, 18.06.2021 tre viktimat meshkuj kosovarë kanë pranuar trajtim mjekësor pasi që të njëjtit janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.