Kronika e zezë

Rrahje mes pesë personave në Prishtinë, policia i arreston

Pesë persona të dyshuar janë arrestuar në Prishtinë pas një mosmarrëveshjeje e cila përfundoi me rrahje, njofton policia në raportin 24 orësh.

Të gjithë të dyshuarve iu është ofruar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa, një i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.