Show Biz

Rita Ora uron postin e ri të Vjosa Osmanit

Artistja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka uruar postin e ri të Vjosa Osmanit për Presidente të Kosovës.

Një gjë të tillë e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Instagram, duke ndarë edhe një imazh të saj.

“Urime për Vjosa Osmanin, Presidentja e re e Kosovës”, shkroi ajo në mbishkrim.

Lidhja mes dyshes është vërejtur dukshëm, pasi përherë ato urojnë njëra-tjetrën për suksese.

Osmani përndryshe u zgjodh Presidente në raundin tretë që ishte final për përcaktimin e presidentit të ri të vendit.

Në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë, ndërsa Osmani mori 71 vota për dhe 11 të pavlefshme, të nevojshme për kreun e shtetit.