SPORT

Rooney: Mourinho ishte bërë i padurueshëm

Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, beson se edhe pjesëtarët e stafit të klubit ishin të pakënaqur me Jose Mourinho trajner.

Portugezi u shkarkua nga detyra një javë më parë pas një fillimi të dobët të sezonit, me “Djajtë e Kuq” që janë jashtë zonës Champions.

Rooney beson se Solskjaer është njeriu i duhur për ta ndryshuar atmosferën “toksike” të krijuar kohët e fundit në “Old Trafford”.

“Nuk ishin vetëm lojtarët, por i gjithë klubi që kishte probleme me Mourinhon. Unë jam i sigurt se edhe Ed Woodward, stafi, zonjat në kuzhinë, njerëzit që merreshin me uniformat, të gjithë nuk ishin të kënaqur. Ole (Solskjaer) është personi që të gjithë e duan”, thotë legjenda e United.

Ole Gunnar Solskjaer u emërua përkohësisht pasardhës i Mourinhos dhe impaktin e parë pozitiv e dha në fitoren e thellë në fushën e Cardiffit.

Norvegjezi tashmë e ka transformuar atmosferën shtypëse të muajve të fundit të Mourinhos brenda pak ditësh në krye të United.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.