SPORT

Ronaldo tregon se i pëlqen karriera e Messit

Cristiano Ronaldo ka pranuar se është një admirues i madh i karrierës së Lionel Messi dhe se si superylli i Barcelonës ka vazhduar të lartësojë shfaqjet e tij në fushë.

Ylli i Juventusit dhe ai i Barcelonës kanë mbajtur një rivalitet të nxehtë në fushë dhe vlerësohen gjerësisht si dy nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

Por, 35-vjeçari Ronaldo gjithmonë e ka hedhur poshtë idenë që ai dhe rivali i tiji madh ndajnë çdo armiqësi në fushë.

Sulmuesi portugez ka thënë se Messi ndjehet në të njëjtën mënyrë për rivalitetin e tyre dhe ai e humbi atë pasi u largua nga Real Madridi në vitin 2018.

“Unë me të vërtetë e admiroj karrierën që ai ka pasur deri më tani”, ka thënë fillimisht Ronaldo për RMC Sport.

“Ai tashmë ka thënë se ai kishte probleme kur u largova nga ligat spanjolle sepse është një rivalitet që ai e vlerëson”.

“Është një rivalitet i mirë që ekziston në futboll, por ky nuk bën përjashtim”.

“Michael Jordan kishte rivalë në basketboll, Ayrton Senna dhe Alain Prost ishin rivalë të shkëlqyeshëm në Formula 1”.

“E vetmja pikë e përbashkët midis të gjitha rivaliteteve të mëdha në sport është se ata janë të shëndetshëm”, përfundoi ylli portugez.