SPORT

Ronaldo përsëri më i miri

Portugezi është renditur përsëri më i miri për muajin që iku në Serie A.

Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin “lojtari më i mirë” për muajin janar në kampionatin italian, Serie A.

Lega Serie A ka filluar zgjedhjen e lojtarit më të mirë të çdo muaji nga ky sezon, 2019/20.

Sulmuesi i Juventusit, Ronaldo është vlerësuar si lojtari më i mirë për muajin e parë të vitit 2020, janar.

Renditja përfundimtare e katër ndeshjeve të janarit janë hartuar sipas anketave statistikore të Stats Perform, me ndihmën e të dhënave për ndjekjen e regjistruar nga Netco Sports.

Ronaldo e fitoi këtë çmim pasi nga katër ndeshjet e zhvilluara arriti t’i shënojë shtatë gola dhe një asistim.

Ky çmim pritet t’i jepet Ronaldos të dielën në 2 Shkurt në stadiumin Allianz, përpara ndeshjes kundër Fiorentinës. /Telegrafi/