SPORT

Ronaldo njeri i rekordeve, barazon edhe një rekord në Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo ka arritur në një tjetër rekord në Ligën e Kampionëve pas golit të shënuar kundër Bayer Leverkusen të martën mbrëma.

Ronaldo shënoi në minutën e 88-të për të vulos shkëlqimin e tij në një fitore të rehatshme 3-0 të Juventusit në Allianz Stadium në kuadër të Grupin D.

Ky gol i yllit portugez nuk ishte thjeshtë i treti në ndeshje, pasi Ronaldo kapi një tjetër rekord në garën më të madhe ekipore në Evropë.

Me këtë gol, Ronaldo arrin në shifrën e shënimeve kundër 33 kundërshtarëve të ndryshëm në Ligën e Kampionëve.

Kështu, sulmuesi i Juventusin ka barazuar rekordin e vendosur nga legjenda e Real Madridit, Raul Gonzalez.

Megjithatë, Ronaldo nuk mund të rrijë shumë i rehatshëm, pasi rivali i tij i madh Lionel Messi ka shënuar kundër 32 skuadrave të ndryshme në karrierën e tij në Ligën e Kampionëve.

Ylli i Barcelonës mund të barazojë gjithashtu rekordin e Ronaldos shumë shpejt, pasi sot (e mërkurë) luan ndaj Interit – një ekip kundër të cilit Messi ende nuk ka gjetur rrjetën.