SPORT

Ronaldo në formë të lartë

Cristiano Ronaldo e ka nisur me gola që nga rikthimi i tij prej shërimit nga COVID-19.

Ylli portugez u infektua gjatë grumbullimit të kaluar me kombëtaren dhe mungoi rreth 20 ditë shkaku i vetë-izolimit.

Megjithatë, kjo mungesë nuk u vërejt në formën e Ronaldos, pasi ai u rikthye vetëm edhe më i fortë.

Ronaldo ka arritur të shënojë katër gola nga katër ndeshje që nga rikthimi.

Sulmuesi këmbëshpejtë shënoi dy gola në ndeshjen e parë pas rikthimit në udhëtim te Spezia, ku Juventusi fitoi me rezultat 1-4.

35-vjeçari dështoi të shënojë në ndeshjen pasuese në Ligën e Kampionëve ndaj Ferencvaros, por u rikthye te goli në ndeshjen ndaj Lazios në barazimin 1-1. Goli i katërt i Ronaldos erdhi sot (e mërkurë) në fitoren 7-0 të Portugalisë ndaj Andorrës, ku sulmuesi i Juves u inkuadrua në pjesën e dytë dhe shënoi në minutën e 85-të për 6-0.