SPORT

Ronaldo ndihmon Unitedin të fitojë me përmbysje ndeshjen e çmendur në “Old Trafford”

United e ka mundur 3-2 Atalantën në “Old Trafford”. Golin e tri pikëve e ka shënuar Ronaldo.

Manchester United ka arritur fitore të madhe me përmbysje në Old Trafford, duke e mundur 3-2 Atalantën.

Vendasit e nisën shumë keq sfidën, duke pranuar dy gola të shpejtë në pjesën e parë.

Pasalic në minutën e 15’ dhe Demiral në atë të 29’ shënuan për t’i befasuar vendasit në 45 minutat e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, United hyri me ide më të qarta dhe dalë ngadalë arriti që deri në fund të përmbysë gjithçka, për të marrë pikët e plota.

Fillimisht në minutën e 53’ e ngushtoi epërsinë Marcus Rashford duke shënuar për 1-2.

Në të 75-të shënoi Maguire për 2-2, ndërsa në fund qershia mbi tortë ishte Critiano Ronaldo.

Ai shënoi golin e tri pikëve në minutën e 81-të.

Pas kësaj fitore, United tani ka pushtuar vendin e parë në grup me gjashtë pikë, Atalanta e dyta me katër pikë, aq sa Villarreali që e mundi Young Boysin.

Shfaq më shumë
//usounoul.com/4/3473483