SPORT

Ronaldo mund të luajë kundër Realin në Champions

Juventus ka fitoren e vështirë me rezultat 1:2 te Lokomotiva e Moskës në udhëtim ka siguruar kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Kampionët e Serie A, në xhiron e radhës presin Atletico Madridin në Torino, dhe me një barazim të mundshëm, do të sigurojnë vendin e parë në grup.

Në fazën e eliminimit direkt, Juventus do të presë skuadrat nga vendi i dytë i grupeve, dhe një prej tyre mund të jetë Real Madrid.

Nëse shorti vë përballë Juventusin dhe Real Madridin, do të jetë hera e parë që Cristiano Ronaldo do të luajë kundër ish skuadrës së tij.

Ronaldo te Real Madrid ka kaluar nëntë vite, duke thyer gjitha rekordet më të mëdha të klubit.

Por, për të ndodhur kjo, duhet pak më shumë fat në shortin e Ligës së Kampionëve, ku Juventus pret skuadrat e vendeve të dyte, përjashtim bën grupi E, ku është Napoli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.