SPORT

Ronaldo me 200 milionë ndjekës në Instagram

Cristiano Ronaldoi i pakonkurrueshëm në rrjetet sociale.

Ylli i Juventusit ka shënuar një rekord të ri, duke u bërë personi i parë në botë, që kapërcen kuotën e 200 milionë ndjekësve në Instagram. Askush nuk mund të “hahet” me portugez sa i përket popullaritet.

Ai lë pas këngëtaren e famshme amerikane Ariana Grande dhe aktorin hollivudian Dwayne Johnson, me nga rreth 170 milionë ndjekës në profilet përkatëse.

Një studim i vitit të kaluar tregoi se çdo postim i sponsorizuar në llogarinë e Ronaldos vlen pothuajse 900.000 euro. Të ardhurat e tij arritën në 48 milionë euro vetëm për fotot e ngarkuara në rrjetin social të lartpërmendur, një shumë që e tejkalon pagën e tij te Juventusi.

Në “top 10” janë edhe dy futbollistë të tjerë, rivalë të CR7: Lionel Messi dhe Neymar. Argjentinasi mban vendin e tetë, ndërsa braziliani të dhjetin.

Listave e “yjeve” më të ndjekur në Instagram:

  1. Cristiano Ronaldo (@cristiano): 200 milionë ndjekës
  2. Ariana Grande (@arianagrande): 172 milionë ndjekës
  3. Dwayne Johnson (@therock): 169 milionë ndjekës
  4. Selena Gómez (@selenagomez): 166 milionë ndjekës
  5. Kylie Jenner (@kyliejenner): 158 milionë ndjekës
  6. Kim Kardashian (@kimkardashian): 157 milionë ndjekës
  7. Lionel Messi (@leomessi): 141 milionë ndjekës
  8. Beyoncé (@beyonce): 138 milionë ndjekës
  9. Neymar (@neymarjr): 131 milionë ndjekës
https://tiger.cdnja.co/v/mx/MX2e.mp4?secure=56ivvEUXxJzp8e8esVuBPA&expires=1580394600
Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort