SPORT

Ronaldo krenar me fitoren në ndeshjen e tij jubilare

Cristiano Ronaldo të dielën ka luajtur ndeshjen e 1000-të zyrtare në karrierë.

Ronaldo luajti tërë ndeshjen për Juventusin në fitoren 2:0 ndaj Interit në Serie A.

“Jam shumë krenar që kam arritur ndeshjen e 1000-të zyrtare dhe që kam shënuar një fitore të rëndësishme në këtë ndeshje, fitore që na ka kthyer në krye të renditjes. Falënderoj gjithë bashkëlojtarët e mi, trajnerët, familjen dhe shokët dhe gjithë tifozët që më kanë ndihmuar të arrijë këtë rezultat të madh”, ka shkruar Ronaldo në rrjete sociale.