SPORT

Ronaldo është një problem i pazgjidhshëm!?

Ylli portugez, përkundër moshës, ende është në formë dhe po kontribuon për skuadrën me golat e tij. Por jo të gjithë mendojnë se ai i përshtatet stilit të lojës për të cilin njihet trajneri aktual i Juventusit.

Giaccherini mendon se prezenca e Ronaldos në fushë, ia pamundëson Sarrit të bëjë lojë të mirë te ‘Zonja e Vjetër’.

Maurizio Sarri njihet si një trajner që bën lojë të bukur, me stil të veçantë. Për disa vite shkëlqeu me Napolin.

Por, gjërat janë ndryshe te Juventusi. Kanë kaluar shumë muaj që kur ka nisur sezoni dhe Juve ende nuk ka një identitet loje me Sarrin në stol.

Sipas ish futbollistit të Juventusit, Emanuele Giaccherini, as që do të ketë sepse sipas tij, është e pamundur që Sarri të aplikojë stilin e tij të lojës me Cristiano Ronaldon.

“Klubi ka bërë zgjedhje specifike në trajnerin loja e të cilit bazohet në pasime të shpejta, atë që kemi parë te Napoli”, tha ishi i Juves dhe Napolit Giaccherini.

“Është e vështirë për ta bërë këtë te Juventusi, sepse aty është Ronaldo, që ka stilin tij të lojës. Nuk mund t’i kërkoni atij të bëjë disa gjëra të caktuar…”.

“Sarri po vuan sepse ky ekip për shumë vite ka luajtur një tjetër stil futbolli. Sipas mendimit tim, Mandzukic mund të kishte qenë ideal, por klubi mori vendime të tjera”. /GazetaExpress/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483