SPORT

Ronaldo do të rikthehet në Itali, pritet të fillojë stërvitjen me Juventusin!

Cristiano Ronaldo së shpejti do të rikthehet në Itali.

Pas mbërritjes në Torino “ylli” i Juventusit më pas i duhet të qëndrojë i izoluar tërësisht në shtëpi për 14 ditë për shkaqe sigurie.

Madje, “La Gazzetta dello Sport” shkruan se ylli portugez mund të zbarkojë në tokën italiane gjatë kësaj fundjave.

35 vjeçari javë më parë kishte shkuar në qytetin e tij të lindjes, Madeira, për shkaqe sigurie. Ideja është që përfaqësuesi portugez të jetë i gatshëm për 4 maj, kur edhe pritet të rifillojnë stërvitjet në klubet italiane.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.