SPORT

Ronaldo dëshiron të blejë edhe një tjetër klub

Futbollisti i famshëm brazilian, Luis Nazario De Lima, i njohur si Ronaldo, ka vendosur të blejë një tjetër klub.

Ronaldo, i cili konsiderohet si një nga më të mirët e të gjitha kohërve, tashmë ka në pronë 51 për qind të aksioneve te Real Valladolid, dhe shumë shpejtë pritet të blejë edhe një tjetër klub, tani në Portugali.

Këtë Ronaldo e ka zbuluar në një konferencë në Lisbonë.

“Unë jam duke kërkuar një tjetër klub të ri për ta blerë. Në fillim isha i përqëndruar në Premierligë, por do të më duhej një buxhet më i madh për atje, klubet janë të shtrenjta atje. Unë u ktheva në Portugali, dhe ende jam në kërkim të një klubi për të investuar”, ka deklaruar fenomeni.

Ronaldo si lojtar ka luajtur për PSV, Barcelonën, Interin, Milanin dhe Real Madridin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.