SPORT

Ronaldinho ofron 1.5 milion dollarë për të dalë nga burgu

Pas rreth një jave në burg në Paraguai, ku u arrestua bashkë me të vëllanë për përdorim të mjeteve të falsifikuara të identifikimit, ish sulmuesi i njohur brazilian Ronaldinho ,po bën gjithçka për të rifituar lirinë.

Kështu së fundi përfaqësuesit e tij ligjorë kanë ofruar një garanci prej 1.5 milionë dollarësh ndaj drejtësisë paraguaiane, për të mundësuar hetimin në gjendje të lirë të ish sulmuesit të njohur, i cili po vijon të ushtrojë sportin e tij të preferuar nga burgu tashmë.

Oferta e parë prej 850 mijë dollarësh e përfaqësuesve ligjorë të Ronaldinhos, u refuzua nga gjykatat vendase, ndërsa për të dytën pritet ende përgjigja e autoriteteve dhe nëse pranohet, atëherë ish sulmuesi i Milanit dhe Barcelonës do të mund të presë vendimin final në një apartament në kryeqytetin e Paraguait.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.