SPORT

Ronald Koeman merr përgjegjësi për dështimin e Barcelonës kundër Levantes

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, e ka marrë përgjegjësinë për barazimin dëshpërues 3:3 të skuadrës së tij kundër Levantes të martën, i cili praktikisht e lë jashtë garës për titull në La Liga.

Barça e çoi dëm një epërsi të hershme prej dy golave dhe pastaj një epërsi tjetër prej një goli më vonë, duke e marrë vetëm një pikë që nuk do t’i mjaftojë në garë për titull, transmeton Gazeta Express.

Ky barazim nënkupton se Barça ngel një pikë mbrapa liderit, Atletico Madrid, i cili e ka një ndeshje më pak të zhvilluar se skuadra e Koemanit. 

“Si trajner unë jam më së shumti përgjegjës”, tha Koeman pas barazimit dëshpërues.

“Tani duhet të përgatitemi për dy ndeshjet e fundit dhe për sezonin e ardhshëm. Por se pari duhet ta tejkalojmë këtë barazim, gjë që do të jetë e vështirë”, nënvizoi ai. /Gazeta Express/